ZogMengjesi.com

Revistë shkollore për fëmijë

Redaksia

Logo_zogu

"Zog Mëngjesi" dhe "Mollëkuqja"

 

Botues dhe kryeredaktor:


Sadri A. KELMENDI

Zv. kryeredaktore:
Antonetë MARLEKU

Redaktor:
Avni DEHARI

Anëtarët e redaksisë:

Adelina MAMAQI 
Shaip GRABOVCI
Islam BALAJ
Zymber ELSHANI
Avdi SHALA

Redaktorë gjuhësor:
Mr. Ahmet KELMENDI

Korrektor
Sabit JAHA


Realizimi kompjuterik  
disenji

  Angjelina MARLEKU

Adresa e redaksisë:

       Bulevardi "Nënë Terezë" nr. 49E
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +377 (0)44 300 068

 








Nga shkon shqipe me kaq nguti

- Bijëve të mi t'u prijë në luftë,

Dhe një moti që do të gdhijë

Kur do të jetë gjithkund Shqipëri!


BIOGRAFIA E KRYEREDAKTORIT

Sadri A. Kelmendi (Pejë 1934) ka prejardhje Prelvukajt e Martinajve. Në Dukagjin me mbiemrin Cocaj, ku edhe sot, ka në Raushiq në Strellc. U  shpërngulën në Pejë dhe Pavlan. Në Pavlan pas vitit 1945 morën mbiemrin e fisit Kelmendi.

Shkollën fillore e kreu në Nabergjan Kelmendi i sotëm. Mësimet e maturësn  i mbaroi në Pejë. Fakultetin Filologjik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Beograd. Ka specializuar gjuhë krahasimtare në Universitetin e “Humbolld” në Berlin.

Ka qenë mësues në Hogosht, Dabishevc, Hajkobillë, Sharban, Koshutan ( të Rugovës), Grabovc, Dobërdub, Mramuer, Dobrevë e Ulët dhe së fundi në Shkollën Ekonomike në Prishtinë. Tani është kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zog mëngjesi”

Me krijimtarinë u morë që nga viti 1964. Vjershë e parë e botoi në në Zërin e rinisë “Pa titull”. Deri në vitin 1980 herë pas here në revistën “Zëri i rinisë”.  Ka botuar gjithashtu  në revistën - letrare shkencore, “Koha”që botohet në Tuz – Podgoricë (1981- 1982) punime morfologjike, krahasuese shqip –gjermanisht. Shkruan  për të rritur e për fëmijë, poezi dhe prozë. Është marrë po ashtu me mbledhjen e folklorit.

Deri tash botoi  16 vepra letrare poezi dhe prozë :

“Sytë”, poezi, 1996

“Teuta I”, roman, 1997

“Teuta II”, roman, 2001

“Shtëpia e Bardhë”, poezi, 2000

“Kam gabuar që fola”, tregime, 2000

“Plagë pas plage”, poezi, 2001

“Bylbyl Gjyzari”, poemë, 2001

“Lulja e zemrës”, poezi, 2001

“Edhe dreqi ka shkollë”, tregime, 2002

“Magjia e qumështit të gjirit”, poezi 2003

“Urdhri i pathyeshëm i Skënderbeut”, tregime, 2003

“Mësuesi”, dramë për fëmijë, 2004

“Nusja e Apolonit”, novelë, 2005

“Princesha e Alpeve shqiptare”, roman, 2005

“ Gjarpërushja e shiut”, poezi, 2001

“A është gjyshi Kalush”, tregime, 2006

 

Sadri A. Kelmendi më 1955/6 isha  mësues në Dabishec. Në shtatorë punoja me 4 klasë. Në tetor erdhi mësues Shaban Shala,  dëshmorë i kombit.

Kemi fjetur në një shtrat deri në fund të vitit 1955. ai, disa ditë para Vitit të Ri ka shkuar në Prishtinë, ku është burgosur.

Në vitin 1956 në shtator kam shkuar ushtarë në Sllavonska Pozhega. Pata probleme ngase nuk i zbatoja urdhëratë;  shtihesha se jam i sëmurë mentalisht, për çfarë pata pasoja të rënda dhe po të mos ishte Rifat Gashi – të na mbronte në mbledhjet e partisë do të më dërgonin në gjykatën ushtarake, ku sigurisht do të më priste dënim i rënd.

Më  1988 kur është bërë diferencimi në Kosovë, në një mbledhje të Partisë në shkollën  e Mesme Ekonomike në Prishtinë, ku morën pjesë Momqillo Trajkoviq dhe  Gani Jashari, kërkojnë të pajtoheshim të  hiqeshin kompetencat e Autonomisë së Kosovës... Diskutova dhe unë. Këtë diskutim e hedhin poshtë  M. Trajkoviq, duke më sulmuar... ia ndërpreva fjalën, kurse G. Jashari më sulmoi pse ia ndërpreva fjalën. E unë edhe Ganiun e sulmova. Pas kësaj vazhduan akuzat deri në Prishtinë nga LK, si  nacionalistë.

Në vitin 1996, në revistën për fëmijë “Zog mëngjesi” nr.14-viti 3, ishte botuar një artikull “Prishtina kryeqytet i Republikës së Kosovës” , unë me Alban Ramabaja, ishim duke shpërnda revistën. Në shkollën fillore të Zallçit kur hymë në oborr, takuam komandirin e policisë së Gurrakocit, edhe pse ishim me dokumente dhe leje, ai, kur e shikoi revistën dhe e lexoi artikullin “Prishtina kryeqytet i Republikën e Kosovës”, na arrestoj dhe na dërgoi në Gurrakoc në stacionin e policisë. Aty na mbajtën dy orë, pastaj i thirri inspektoret e shërbimit në Gurrakoc dhe na dërguan në Burim (Istog) dhe aty qëndruam një orë e gjysmë në pyetje dhe në fund na lëshuan dhe ma dërguan fletëparaqitjen në gjykatën e qarkut në Pejë. Pas gjashtë muajsh më ftuan në gjykatë, seanca përfundoi me gjashtë muaj burg me kusht për dy vjet. Mirëpo prokurori publik i Pejës Milladin Popoviq, kërkoi nga shkalla e dytë në Beograd që të dënohem me dy vjet burg. Shkalla e dytë e kthej gjykimin në vitin 1998/99 nuk patën rast të më gjykojnë më.