ZogMengjesi.com

Revistë shkollore për fëmijë

Nga Mollekuqja

sh nj

Shahe RAMA

NJERKA

Kishte tre vjet që shkronja “Nj” e madhe dhe motra e saj e vogël, shkronja “nj”, jetonin me njerkën e tyre te re dhe të bukur Anitën. Pas vdekjes së nënës së tyre, babi Petriti kishte ngurruar shumë, nëse duhej ta sillte në shtëpi një grua tjetër, një nënë të dytë, për vajzat e tij të çmuara. 

Shkronja “Nj” e madhe dhe motra e saj e vogël, shkronja “nj “, ende e kanë shumë të vështirë, të mësohen pa buzëqeshjen dhe pa dashurinë e nënës së tyre, e cila ashtu e butë dhe e ëmbël, siç ishte edhe në jetë, iku në pakthim, një natë të ftohtë dimri. Ende ka net kur jastëku i shkronjës “Nj”, të madhe dhe ai i motrës së saj të vogël, shkronjës “nj”, njomen nga lotët e vakët, pas së cilëve, pason një gjumë i thellë, përplot ëndrra, shpesh të bukura, ku përqafimi me nënën, kulmon kënaqësinë e ëndrrës, por ndodh që ëndrrat të vijnë edhe shumë të trishta ... fare të trishta...  

Sot, në shtëpinë e shkronjave, ishte festë e madhe. Njerkë Anita i kishte organizuar të gjitha për festimin e datëlindjes së parë të Gonit të saj të vogël. Edhe shkronjat ishin bërë gati për të festuar. Goni ishte ëmbëlsira e shtëpisë. 

Djepi i Gonit përkundej shumë shpesh me shumë vullnet dhe me dashuri nga shkronja “nj” e vogël, e cila kishte ditë kur e refuzonte edhe lojën e saj me shokë e me shoqe, vetëm e vetëm të ishte sa më afër Gonit, të cilin e donte pa masë. As dashuria e shkronjës “Nj” të madhe nuk kursehej për Gonin e vogël. Ajo shumë shpesh luante me doriçkat e vogla të Gonit dhe i fliste pandarë, thua se ai i kuptonte të gjitha.    

Festimi i datëlindjes së parë të Gonit të vogël kaloi për mrekulli. Babi Petriti kujdesej për lumturinë e të gjithëve me radhë. Ishte fare i gëzuar. Edhe mysafirët u pritën dhe u përcollën gjithë gaz e falënderime. Goni tanimë ishte bërë me shumë dhurata të bukura, por as dy motrat, nuk ngelën fare pa dhurata.  

Pas festimit shkronjat shkuan të lodhura në dhomën e gjumit. Shkronja “Nj” e madhe as që e kishte menduar se atje e priste një rrebesh pyetjesh, nga motra e vogël, shkronja “nj”. Ndër pyetjet më të çuditshme ishte ajo se si kishte mundësi që teze Anita të ishte ndryshe nga njerkat e filmave vizatimorë, që i kishte parë ose të përrallave të shumta, që kishte i dëgjuar më pare. Madje ajo shkoi aq larg sa e bëri një krahasimin të veçantë ndërmjet Anitës dhe njerkës së Shegës, në romanin “ Lulja dhe Shega” .

Shkronja “Nj” e madhe nuk priste gjë të tillë. Megjithatë e vuri buzën në gaz dhe tha: “Po mirë e dashur, nëse do, e gjejmë edhe ne një shkop magjik dhe e bëjmë teze Anitën të tillë? Hë si thua?” Një “Jo-o-o-o!” … e madhe doli nga buzët e bukura të shkronjës “nj” të vogël. “Lëre ashtu si është. Unë vetëm dua të di si ka mundësi …?” “Do ta lëmë, do ta lëmë … Mos ke frikë”, - tha shkronja “Nj” e madhe, duke e përkëdhelur motrën e vogël gjithë dashuri. “Nuk janë të gjithë njerëzit njësoj e dashur … po le të flemë, se jemi të lodhura, si thua?” “Po, po, të flemë” - tha shkronja “nj” e vogël, duke e hapur gojën gati e përgjumur. “Natën e mirë”, - u dëgjua të thoshte motra e madhe, shkronja “Nj”. “Natën e mirë”, - tha edhe shkronja “nj” e vogël.

Mesa duket edhe sonte në ëndrrën e shkronjës “nj” të vogël erdhi nëna me përqafimin e saj të ngrohtë, meqë duart e vogla të shkronjës “nj” ndenjën të kryqëzuara për një kohë, ndërsa buzëqeshja në buzët e saj të bukura, nuk u shua …, mbeti si një akull i varur në cep të një pullazi për t'u shkrirë ngadalë …, shumë ngadalë.

Festimi i datëlindjes së parë të Gonit të vogël kaloi për mrekulli. Babi Petriti kujdesej për lumturinë e të gjithëve me radhë. Ishte fare i gëzuar. Edhe mysafirët u pritën dhe u përcollën gjithë gaz e falënderime. Goni tanimë ishte bërë me shumë dhurata të bukura, por as dy motrat, nuk ngelën fare pa dhurata.  Pas festimit shkronjat shkuan të lodhura në dhomën e gjumit. Shkronja “Nj” e madhe as që e kishte menduar se atje e priste një rrebesh pyetjesh, nga motra e vogël, shkronja “nj”. Ndër pyetjet më të çuditshme ishte ajo se si kishte mundësi që teze Anita të ishte ndryshe nga njerkat e filmave vizatimorë, që i kishte parë ose të përrallave të shumta, që kishte i dëgjuar më pare. Madje ajo shkoi aq larg sa e bëri një krahasimin të veçantë ndërmjet Anitës dhe njerkës së Shegës, në romanin “ Lulja dhe Shega” .

Shkronja “Nj” e madhe nuk priste gjë të tillë. Megjithatë e vuri buzën në gaz dhe tha: “Po mirë e dashur, nëse do, e gjejmë edhe ne një shkop magjik dhe e bëjmë teze Anitën të tillë? Hë si thua?” Një “Jo-o-o-o!” … e madhe doli nga buzët e bukura të shkronjës “nj” të vogël. “Lëre ashtu si është. Unë vetëm dua të di si ka mundësi …?” “Do ta lëmë, do ta lëmë … Mos ke frikë”, - tha shkronja “Nj” e madhe, duke e përkëdhelur motrën e vogël gjithë dashuri. “Nuk janë të gjithë njerëzit njësoj e dashur … po le të flemë, se jemi të lodhura, si thua?” “Po, po, të flemë” - tha shkronja “nj” e vogël, duke e hapur gojën gati e përgjumur. “Natën e mirë”, - u dëgjua të thoshte motra e madhe, shkronja “Nj”. “Natën e mirë”, - tha edhe shkronja “nj” e vogël.Mesa duket edhe sonte në ëndrrën e shkronjës “nj” të vogël erdhi nëna me përqafimin e saj të ngrohtë, meqë duart e vogla të shkronjës “nj” ndenjën të kryqëzuara për një kohë, ndërsa buzëqeshja në buzët e saj të bukura, nuk u shua …, mbeti si një akull i varur në cep të një pullazi për t'u shkrirë ngadalë …, shumë ngadalë.