ZogMengjesi.com
Revistë shkollore për fëmijë
Historiku
| NGA HISTORIKU I REVISTËS “Zog Mëngjesi” |
|
|
ME FAT DITËLINDJA E 17-TË! Ka data, ngjarje, të cilat duke u bërë pjesë jona bëhen dhe pjesë e historisë. Shënojnë frymëmarrjet, dridhjet e së përditshmes, ëndrrat, synimet dhe veprat e një periudhe dhe i gdhendin në kalendar për të gjitha kohët e brezat. E tillë është revista e ilustruar mujore për fëmijë “Zog mëngjesi”, e cila agoi mes aspiratave të popullit tonë për liri dhe shtypjes mizore të hordhive të egra serbe, që me çdo kusht tentonin ta shfarosnin kombin shqiptar, nga trualli i vet jetik. Çdo lëvizje intelektuale qe me rrezik të madh. Por- sypatrembur, me penë e pushkë, nga gjiri i popullit dolën ata, të cilët qenë të gatshëm të flijohen për lirinë dhe atdheun. Me sakrifica të mëdha, kështu, lindi dhe revista juaj, të dashurit e mi të vegjël, “Zog mëngjesi”, e më vonë edhe “Mollëkuqja”. Dhe, ja pra, fluturimi i “Zogut”... “ vazhdon... një fluturim, një udhëtim në kohë me kohën, një fluturim, një udhëtim në kohë me kohën, një fluturim mes qiejsh të kaltër, mes kopshtesh me lule, mes pemishtesh me mollë të kuqe, mes zemrash të fëmijëve, mes ëndrrash të tyre. Ky fluturim- udhëtimi filloi nga një ideal, nga një ëndërr. Nga ëndrra e pedagogut shumëvjeçar, nga profesori, shkrimtari dhe botuesi i “Zogut...”, i cili- siç cekëm pak më parë, në një periudhë të zymtë të kohës nëpër të cilën po kalonte populli ynë, me guxim intelektual ia nisi një pune të madhe, sa dhe të vështirë, të hapte një dritare të re dhe të ndritshme për fëmijët kosovarë, të cilët ishin të privuar nga çdo gjë e drejtë, nga shkollimi në shkollat e tyre, nga loja dhe nga gëzimi... Kështu Sadri A. Kelmendi vendosi ta botonte revistën për fëmijë “Zog mëngjesi”, herë- herë duke rrezikuar edhe kokën. Pa ndihmën materiale të askujt, gati- gati dhe pa ndihmën morale, të nevojshme dhe të domosdoshme, për të mbijetuar. Mbijetoi falë elanit të pashuar të botuesit dhe të anëtarëve të redaksisë. Mbijetoi, por dhe sot me vështirësi, në mungesë mjetesh të nevojshme që revista gjithnjë të pasurohet dhe t’i shpreh sa më dendur synimet, ëndërrat dhe dëshirat e lexuesit të vet të vogël. Ky lexues, ai shkollar sidomos, këtu- në faqet e revistave “Zogu ...”dhe “Mollëkuqja” ( përveç që do tí përjetojë krijimet më të bukura të autorëve tanë dhe ajkën e krijimeve të autorëve botërorë), ka hapësirë të përhershme dhe të mjaftueshme t’i botojë shkrimet e veta- vjershat, tregimet, fabulat e përrallëzat, ta ushtrojë kështu pra zejen e shkrimit dhe ndonjëri nga ta nesër do të bëhet krijues me nam. Revista atëherë si dhe tash e gjithherë qe, është, e do të jetë dritare e tyre, përmes së cilës do të shikojnë në botë, do të udhëtojnë përmes vargjesh e prozash, përmes imagjinatës, duke filluar nga pragu i shtëpisë së tyre e deri në viset më të largëta të rruzullit tokësor. Dhe ja për fund, ajo fjalia e fillimit: ka data, ngjarje, të cilat duke u bërë pjesë e jona bëhen pjesë e historisë. Kështu ngjau edhe me revistat për fëmijë “Zog mëngjesi”dhe “Mollëkuqja”, të cilat duke i shënuar ëndrrat dhe veprat tuaja, nga muaji në muaj, nga viti në vit erdhën dhe u pasuruan me buzëqeshjet tuaja, me zemrat tuaja, dhe kështu u rritën, që sot- në këtë fund vit, “Zogu ...”të jetë një shtatëmbëdhjetë vjeçar i urtë dhe plot shëndet. Me fat ditëlindja e 17- të e “Zog mëngjesit” dhe ditëlindja e shumë prej jush, lexues të vegjël dhe të dashur! Nexhat Halimi
. |
BIOGRAFIA E KRYEREDAKTORIT
Sadri A. Kelmendi (Pejë 1934) ka prejardhje Prelvukajt e Martinajve. Në Dukagjin me mbiemrin Cocaj, ku edhe sot, ka në Raushiq në Strellc. U shpërngulën në Pejë dhe Pavlan. Në Pavlan pas vitit 1945 morën mbiemrin e fisit Kelmendi. Shkollën fillore e kreu në Nabergjan Kelmendi i sotëm. Mësimet e maturësn i mbaroi në Pejë. Fakultetin Filologjik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Beograd. Ka specializuar gjuhë krahasimtare në Universitetin e “Humbolld” në Berlin. Ka qenë mësues në Hogosht, Dabishevc, Hajkobillë, Sharban, Koshutan (të Rugovës), Grabovc, Dobërdub, Mramuer, Dobrevë e Ulët dhe së fundi në Shkollën Ekonomike në Prishtinë. Tani është kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zog mëngjesi” Me krijimtarinë u morë që nga viti 1964. Vjershë e parë e botoi në në Zërin e rinisë “Pa titull”. Deri në vitin 1980 herë pas here në revistën “Zëri i rinisë”. Ka botuar gjithashtu në revistën - letrare shkencore, “Koha”që botohet në Tuz – Podgoricë (1981- 1982) punime morfologjike, krahasuese shqip –gjermanisht. Shkruan për të rritur e për fëmijë, poezi dhe prozë. Është marrë po ashtu me mbledhjen e folklorit. Deri tash botoi 16 vepra letrare poezi dhe prozë : “Sytë”, poezi, 1996 “Teuta I”, roman, 1997 “Teuta II”, roman, 2001 “Shtëpia e Bardhë”, poezi, 2000 “Kam gabuar që fola”, tregime, 2000 “Plagë pas plage”, poezi, 2001 “Bylbyl Gjyzari”, poemë, 2001 “Lulja e zemrës”, poezi, 2001 “Edhe dreqi ka shkollë”, tregime, 2002 “Magjia e qumështit të gjirit”, poezi 2003 “Urdhri i pathyeshëm i Skënderbeut”, tregime, 2003 “Mësuesi”, dramë për fëmijë, 2004 “Nusja e Apolonit”, novelë, 2005 “Princesha e Alpeve shqiptare”, roman, 2005 “ Gjarpërushja e shiut”, poezi, 2001 “A është gjyshi Kalush”, tregime, 2006 Sadri A. Kelmendi më 1955/6 isha mësues në Dabishec. Në shtatorë punoja me 4 klasë. Në tetor erdhi mësues Shaban Shala, dëshmorë i kombit. Kemi fjetur në një shtrat deri në fund të vitit 1955. ai, disa ditë para Vitit të Ri ka shkuar në Prishtinë, ku është burgosur. Në vitin 1956 në shtator kam shkuar ushtarë në Sllavonska Pozhega. Pata probleme ngase nuk i zbatoja urdhëratë; shtihesha se jam i sëmurë mentalisht, për çfarë pata pasoja të rënda dhe po të mos ishte Rifat Gashi – të na mbronte në mbledhjet e partisë do të më dërgonin në gjykatën ushtarake, ku sigurisht do të më priste dënim i rënd. Më 1988 kur është bërë diferencimi në Kosovë, në një mbledhje të Partisë në shkollën e Mesme Ekonomike në Prishtinë, ku morën pjesë Momqillo Trajkoviq dhe Gani Jashari, kërkojnë të pajtoheshim të hiqeshin kompetencat e Autonomisë së Kosovës... Diskutova dhe unë. Këtë diskutim e hedhin poshtë M. Trajkoviq, duke më sulmuar... ia ndërpreva fjalën, kurse G. Jashari më sulmoi pse ia ndërpreva fjalën. E unë edhe Ganiun e sulmova. Pas kësaj vazhduan akuzat deri në Prishtinë nga LK, si nacionalistë. Në vitin 1996, në revistën për fëmijë “Zog mëngjesi” nr.14-viti 3, ishte botuar një artikull “Prishtina kryeqytet i Republikës së Kosovës” , unë me Alban Ramabaja, ishim duke shpërnda revistën. Në shkollën fillore të Zallçit kur hymë në oborr, takuam komandirin e policisë së Gurrakocit, edhe pse ishim me dokumente dhe leje, ai, kur e shikoi revistën dhe e lexoi artikullin “Prishtina kryeqytet i Republikën e Kosovës”, na arrestoj dhe na dërgoi në Gurrakoc në stacionin e policisë. Aty na mbajtën dy orë, pastaj i thirri inspektoret e shërbimit në Gurrakoc dhe na dërguan në Burim (Istog) dhe aty qëndruam një orë e gjysmë në pyetje dhe në fund na lëshuan dhe ma dërguan fletëparaqitjen në gjykatën e qarkut në Pejë. Pas gjashtë muajsh më ftuan në gjykatë, seanca përfundoi me gjashtë muaj burg me kusht për dy vjet. Mirëpo prokurori publik i Pejës Milladin Popoviq, kërkoi nga shkalla e dytë në Beograd që të dënohem me dy vjet burg. Shkalla e dytë e kthej gjykimin në vitin 1998/99 nuk patën rast të më gjykojnë më. |
